Java e Lëvizjes në Burrel Trashëgimia Kulturore!

Në datën 29/09/2014 në Burrel organizohet “Java e Lëvizjes”

Në datën 29/09/2014 në Burrel organizohet “Java e Lëvizjes” e cila këtë vit do të fokusohet tek Trashëgimia Kulturore, duke qenë se në këtë javë përkon edhe dita kombëtare e këtij entiteti. Në bazë të këtij aktiviteti, Bashkia e qytetit verior do të aktivizojë rreth 100 persona të moshave të ndryshme, më së shumti nxënës shkollash, të cilët do vizitojnë objektet që I përkasin trashëgimisë kulturore. Ky aktivitet përshtatet me javën e lëvizjes duke promovuar kështu turizmin dhe historinë e vendit tonë. Të klasifikuara si aktivitet fizik në ambjente të jashme, vizitat që do të kryhen do të përshkohen me ecje të lirë, duke sjellë kështu në vemëndje jo vetëm kulturën por edhe sportin.